Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka dal me një njoftim për bashkatdhetarët.
Duke filluar nga data 01.01.2022, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) informon se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021.
Pra, duke nisur nga data 1 janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja.
Policat nxirren dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja.
Banka Qendrore e Kosovës me 1 korrik kishte marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar.