Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka ftuar në një takim virtual kryetarët e komunave të Kosovës.
Takimi do të mbahet në orën 10:00 teksa temë e diskutimit pritet të jenë masat e reja kundër COVID-19.
Kështu bëri të ditur dy ditë më parë për klankosova.tv, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Po, mund ta konfirmojë se do të mbahet takimi virtual. Takimi mbahet në ora 10:00. Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën epidemiologjike si dhe pritet të diskutohet për masat e reja në përballje me pandeminë COVID-19”.
Ibrahimi tha se nga kryetarët e komunave është kërkuar edhe heqja e orës policore.
“Është kërkuar nga ana e kryetarëve të komunave heqja edhe orës policore. Edhe kjo mund të diskutohet gjatë këtij takimi”.