Mbi vendin tonë sot dhe nesër do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu.
Sipas Prishtina Weather prej së dielës do të ketë ndryshim të kushteve meteorologjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vranësira, kurse të hënën kthjellime.https://303819f079fa26c611cdfa0aaec77f78.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.