Pagesat e pensioneve në Kosovë do të ekzekutohen të martën.
Ministria e Financave ka njoftuar një ditë më parë që pensionet pritej të dilnin të hënën, por janë shtyrë për një ditë për shkak të shtesave prej 100 eurosh, sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin.
Në njoftimin e ministrisë është thënë se ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi sa i përket aplikimit për shtesat.
“Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intensivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites”, është thënë në njoftim.