Komuna e Mitrovicës së Veriut dy javë më parë kishte marrë vendim që të shtyjë afatin për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.
E, sipas vendimit sot përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së veriut u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit.
Telegrafi tentoi të marrë informacion zyrtarë nga Komuna e veriut të Mitrovicës, mirëpo të njëjtit ishin të paqasshëm.
Ndërkaq, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës për Telegrafin tha se ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë zyrtare për ndonjë intervenim.
Ndryshe, ky objekt është parë si mundësi për t’i rikthyer tensionet në veri të vendit.
Objekti që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia.
Objekti në fjalë është pronë e Republikës së Kosovës dhe vendimi për rikthimin e tij tek institucionet vendore, është mbështetur edhe nga Qeveria.
Frika nga ndonjë intervenim policor për lirimin e kësaj hapësire, ka shtyrë të ketë edhe reagim ndërkombëtar.
Kjo bëri që aksioni i paralajmëruar të ndodhë më 25 gusht, të shtyhet për të premten e 8 shtatorit.
Lista serbe të mërkurën nëpërmjet një komunikate ka thënë se nuk do të largohen objekti.