Sonte do të marrë fund sezoni 2022/23 në Serie A.
Gjashtë ndeshjet e fundit do të zhvillohen sonte.
Napoli është shpallur kampion, kurse bashkë me të edhe Lazio, Inter dhe Milan do të garojnë në Ligën e Kampionëve.
Sampdoria dhe Cremonese janë dy ekipet që kanë rënë nga liga dhe mbetet të shihet se cila nga dy ekipet, Verona dhe Spezia do t’u bashkohet atyre.

