Koroporata Energjetike e Kosovës (KEK) nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se të shtunën e 15 tetorit në ora 24:00 planifikohet të ndalet njërsia A4.
KEK njoftoi se kjo ndalje do të bëhet më qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qēllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, thuhet se bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditor.
“Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022”, thuhet në njoftim.