Sonte me fillim prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet miqësorja Kosovë – Lituani.
Ky takim vjen pas një pauze thuajse katër mujore.
“Dardanët” u grumbulluan të hënën në kampin stërvitor.
Skuadra do të jetë pa portierin Arjanet Muriq, i cili u përjashtua nga kampi për shkaqe disciplinore.
Poashtu do të mungojë edhe kapiteni Amir Rrahmani, i cili është i lënduar.
Kjo miqësore mund të jetë një test i mirë për ekipin e Bernard Challandes, për të parë formën e futbollistëve në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja e Kosovës të dielën më 28 mars po në Prishtinë do ta luajë ndeshjen kundër Suedisë.
Vetëm tre ditë më vonë do të luhet ndeshja kundër Spanjës.