Sonte më shumë të shëruar sesa të infektuar me koronavirus

Nga 304 mostra të testuara, sonte Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 114 raste pozitive me koronavirus në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 3 mijë e 178 raste nga 24 mijë e 575 persona të testuar, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Sot më 03 korrik 2020, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1 mijë e 824 raste, kurse raste aktive 1 mijë e 296”, ka njoftuar IKSHPK-ja.