Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 73 raste pozitive.
Numri i të shëruarve nga COVID-19, që nga 13 marsi 2020 ka kaluar mbi 1700 persona.
“Sot janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1,707 raste, kurse raste aktive janë 1302”, ka njoftuar IKSHPK-ja.