Instituti PIPOS ka përgatitur sondazhin e radhës sa i përket renditjes së partive para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Këto të dhëna nga hulumtimi ku kanë marrë pjesë një mijë e 50 respondentë janë prezantuar në Rubikon të Klan Kosovës.
Sipas të gjeturave Lëvizja Vetëvendosje aktualisht prinë me 44.2 për qind, e dyta është PDK me 20.40 për qind dhe LDK e treta me 17.35 për qind.
Këto të dhëna kanë dalë pasë pyetjes: “Ju lutem na thoni se për cilën parti do të votoni në zgjedhjet parlamentare?”.
Është AAK që ka 7.15 për qind, kurse Nisma ka mbetur nën prag.