Sondazhi i ri: VV 43.8%, PDK 21.1%, LDK 17.2%

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 43.8% të votave.

Kështu e ka nxjerrë sondazhi më i ri i PIPOS që është prezantuar në Rubikon të Klan Kosovës.

E dyta në këtë sondazh ka dalë LDK-ja me 17.2%, derisa pas saj janë PDK-ja me 21.1% dhe AAK-ja me 7%.

Edhe në këtë sondazh del se Nisma Socialdemokrate nuk do ta kalojë pragun me 2.9%.