Është prezantuar sondazhi më i ri për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Sipas sondazhit të Riinvest Analytics të kërkuar nga RTV Dukagjini LVV prin me 54.1 %, e pasur nga PDK me 14.9%.
LDK sipas këtij sondazhi renditet e treta me 10.3 %.
Sipas këtyre matjeve e katërta është AAK me 6.4%. NISMA, po sipas këtij sondazhi merr 1.4%. Lista Serbe llogaritet se merr rreth 5% të votave, derisa 4.4% do të votojnë tjera parti.
3.5% e respodentëve ende nuk janë të vendosur se për kë do të votojnë.
Në sondazhin për Vetëvendosjen janë përfshirë edhe votat e mbështetësve të Vjosa Osmanit.