Ish-kryetari i gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, të enjten ka udhëtuar për në Hagë meqë është ftuar si dëshmitar nga ana e Gjykatës Speciale, kanë thënë burimet e KOHËS.
Dobruna është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të paktën dy herë, në dhjetor 2018 dhe në gusht 2024.
Dobruna pati deklaruar publikisht se ka urdhëruar dënimin e Blerim Kuçit për dezertim gjatë luftës, por se urdhri i tij nuk është zbatuar asnjëherë.