Analistët thanë të mërkurën se një rritje e reklamave për Snap Inc mund të jetë një shenjë e mirë për pronarin e Facebook – Meta Platforms, dhe Alphabet.
Aksionet e pronarit të Snapchatit ranë për 13 për qind pas një parashikimi të pasigurt të të ardhurave, për të cilin kompania fajësoi ekonominë e dobët dhe konkurrencën e ashpër.
Shitjet nga biznesi u rritën me 4 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, bëri të ditur Snap, raportoi Reuters.
“Snapi ndikohet nga realiteti që ka ekspozim të konsiderueshëm të reklamave të markës”, ka thënë analisti i Evercore ISI, Mark Mahaney.
Google e Alphabet, platforma më e madhe e reklamave dixhitale në botë, ka ecur prej kohësh më mirë se kompanitë e tjera të varura nga reklamat, sepse markat i konsiderojnë reklamat në kërkimet e Google si vendimtare për të nxitur vizitat në uebsajt ose veprime të tjera të konsumatorëve.
Meta ka thënë se pjesa më e madhe e të ardhurave të saj vijnë gjithashtu nga reklamat me përgjigje direkte. Facebook dhe Instagram arrijnë miliarda përdorues, duke i kthyer ata në një pjesë kyçe të strategjive të marketingut të shumë markave.