Sllovenia regjistron rekord të prekurish me koronavirus

Sllovenia ka shënuar 1.663 raste të reja ditore me koronavirus, që është shifër rekorde.

Si pasojë, nga sot janë futur në fuqi disa vendime të Qeverisë sllovene për parandalimin e koronavirusit.

Sallonet e frizerëve do të mund të pranojnë vetëm një myshteri, servimi i ushqimit nëpër restorante mund të bëhet në periudhën 6.00- 21.00, derisa ndeshjet sportive dihet të luhen pa shikues, kanë bërë të ditur të enjten mediat e rajonit.

Në Slloveni nga dje, është futur në fuqi edhe masa e orës policore. Lejohet tubimi i maksimumi gjashtë personave, derisa është kufizuar edhe lëvizja nga një regjion në tjetrin.

Sllovenia ishte vendi i parë që shpalli të përfunduar valën e parë të pandemisë, duke u bërë shembull për menaxhimin e situatës, por shifrat e ditëve të fundit janë tejet shqetësuese.