Gjykata Kushtetuese mund të caktoj afat 15 ditor për paraqitjen e emrit të mandatarit tek Presidenti. Gjykata Kushtetuese është shndërruar në institucionin më të përfolur këto ditë.
Krejt kjo, pasi që instanca më e lart e drejtësisë në vend është duke shqyrtuar kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit, për dhënien e mandatit partisë së dytë.
Kjo është edhe arsyeja pse Gjykata Kushtetuese pezulloj dekretin e presidentit deri me 29 maj.
E kur ky afat po ofrohet, duket se edhe vendimi i gjykatës po shkon drejt konkretizimit.
Ndërsa një nga skenarët e mundshëm të këtij vendimi është edhe përcaktimi i afatit brenda të cilit një parti duhet të dorëzoj emrin e mandatarit.
Një gjë të tillë ia kanë thënë televizionit edhe burime brenda institucioneve shtetërore.
Se mund të jetë ky opsion e thonë edhe në Institutin e Kosovës për Drejtësi.
Betim Musliu thotë që nëse Gjykata merre këtë vendim i bie që presidenti Thaçi e ka shkelur kushtetutën.
Por, edhe nëse merret një vendim i tillë me të nuk do të pajtohet Lëvizja Vetëvendosje.
Adnan Rrustemi kësisoj bën me dije që Vetëvendosje nuk do e pranojë një vendim të tillë.
Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçit për mandatarin me 30 prill.