Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i njohur nga 113 shtete botërore.
Por ka ende disa shtete që jetojnë me iluzion dhe ëndrra duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
Njëra nga këto shtete është edhe Moldavia që është një shtet mik i Serbisë.

Ky shtet nuk e ka pajisur me vizë futbollistin nga Kosova, Lirim Kastrati i cili luan te gjiganti kroat Dinamo Zagreb.
Skuadra kroate do të luaj të martën me Sheriff Tiraspol në Moldavi në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kampionëve.
E shteti moldav duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e ka pajisur me vizë sulmuesin nga Hogoshti, Lirim Kastratin.

Kësisoj reprezentuesi kosovar do t’i mungojë skuadrës së tij në duelin e parë me Sheriffin.
Kastrati do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Kroaci, ku shpresojmë të shënoj gol dhe t’i tregojë moldavëve se kush është dhe nga vije.