S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore

Kuvendi i Kosovës nuk pati në seancën e së enjtes kuorumin e mjaftueshëm për ta votuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Opozita nuk mori pjesë në votim.

Ai ka kërkuar që të shkohet në pauzë deri në ora 15:00.