Lëkundje të tokës janë ndier sot edhe në Kosovë.
Disa qytetarë kanë shkruar edhe në rrjete sociale, duke informuar se e kanë ndier tërmetin.
Në Rumani para pak minutash ka pasur tërmet 5.8 shkallësh. Sipas EMSC-së lëkundjet e këtij tërmeti janë ndier edhe në Kosovë.
Qytetarë të shumtë kanë dalë rrugëve të kryeqytetit, pas lëkundjeve të tokës.
Për këtë ka reaguar edhe Shemsi Mustafa nga Rrjeti sizmologjik i Kosovës.
“Ju lutemi. Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, shkroi ai në Facebook.