Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se në këtë klinikë të shtrirë pozitivë me COVID-19, janë 110 raste, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar.
Ajo ka thënë se përveç Klinikës Infektive, raste të shtruara ka edhe në Pulmologji.
Ajazaj-Berisha ka bërë thirrje që qytetarët t’iu përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Normal me rritjen e numrit të rasteve ka filluar edhe rritja e numrit në Klinikën Infektive. Tanimë në këtë Klinikë i kemi 110 raste të cilët janë të shtrirë, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar. Megjithëse ky numër mund të ndryshojë për arsye se vazhdimisht kemi raste të cilët nga terreni të konfirmuar si COVID pozitiv për shkak të probleme me frymëmarrje apo probleme respiratore vazhdimisht kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive. Ka rate të cilët janë spitalizuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë, prandaj do të ishte mirë që ne si qytetarë të vetëdijesohemi, t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe ndihma më e madhe është nga qytetarët. Prandaj duke e pasur parasysh që jemi në muajin e pestë që jemi në punë 24 orë, i lus qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse, në mënyrë që të mbrojmë vetën dhe të tjerët”, tha ajo