Situata në veri është qetësuar, pas tensioneve që u krijuan dje kur qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre.
Kryetarët arritën të futen në zyrat e tyre, me asistimin e Policisë.
T7 raporton se gjendja është e qetë.
Në pamjet që ka dërguar, shihet se objektet komunale po vazhdojnë të ruhen nga Policia e Kosovës.




