Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar që nga 22 gushti Kosova klasifikohet si vend me rrezikshmëri të lartë, për përhapjen e COVID-19. Ky vendim thuhet se është marrë sepse Kosova është prekur rëndë nga COVID-19 dhe se kohët e fundit, numri i infeksioneve është rritur ndjeshëm.
”Shtetasit e huaj mbi moshën 11 vjeç, pavarësisht nga vendi i origjinës dhe rruga e udhëtimit, duhet të paraqesin një test negativ PCR pas hyrjes (mostra e marrë jo më e vjetër se 72 orë). Udhëtarët që kanë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 në dy javët e fundit, nuk kanë nevojë për një test negativ kur të hyjnë në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë
Tutje bëhet e ditur që transiti i drejtpërdrejtë nga një kufi tokësor në tjetrin, si dhe nga Aeroporti i Prishtinës lejohet për të gjithë udhëtarët pa test nëse qëndrimi në Kosovë nuk i kalon tre orë.