Sulmin fizik të ndodhur mbrëmë ndaj kryeredaktorit të web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Altin Ahmeti, e ka dënuar sindikata e këtij institucioni media.
“Sindikata e Pavarur e RTK-së dënon ashpër aktin e dhunës ndaj kryeredaktorit të ueb-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti i cili është sulmuar mbrëmë nga disa persona në një lokal të Prishtinës. Sindikata kërkon nga organet e drejtësisë që të marrin të gjitha masat ligjore në mënyrë që kryesit e këtij akti të shëmtuar të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e kryetarit të kësaj sindikate.
Kryeredaktori i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona mbrëmë në një lokal të Prishtinës.