Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar nga Avokati i Popullit që ta dërgoj në Kushtetuese, Ligjin e Pagave për sektorin publik.
“Sindikata e Policisë së Kosovës me datë 03.02.2023 ka dërguar Kërkesës për inicim të vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L – 196 për pagat në Sektorin Publik tek Avokati i Popullit lidhur me shqetësimet për Ligjin e Pagave, përkatësisht: Neni 26 Shtesat për kushte specifike të punës (shtesat e rrezikshmërisë), Nenin 35 dhe 36 Kompensimet, kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, Neni 44 Shtojcat e Ligjit, Shtojca Nr.5.1 – Policia e Kosovës dhe Shtojca nr, 10.6 e Projektligjit – nëpunësit e shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës”, thuhet në njoftim.
Reklama
Sindikata ka njoftuar se më 13 Shkurt 2023, kanë marrë njoftim nga Avokati i Popullit i cili e ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.