Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, raporton Gazeta Stop.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministrja Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët.