Si t’i ruani vlerat ushqyese të perimeve gjatë gatimit

Perimet e gatuara zakonisht janë më të shijshme sesa të gjalla, por gatimi mund të ndryshojë profilet ushqyese.

Zgjedhja e metodës së duhur të gatimit mund të ndihmojë në ruajtjen e më shumë lëndëve ushqyese.

Si të zgjidhni metodën e duhur? Kjo varet nga lëndët ushqyese në perime dhe nëse ato janë të tretshme në ujë ose në yndyrë.

Avulli

Zierja në avull është një nga mënyrat më të mira për të gatuar perimet nëse qëllimi juaj është ruajtja e sasisë maksimale të lëndëve ushqyese dhe sidomos e vitaminës C.

Edhe pse disa nga lëndët ushqyese mund të çlirohen në avull, ajo është një përqindje e vogël dhe pjesa më e madhe të lëndëve ushqyese ruhen.

Skuqja e lehtë

Të skuqësh butësisht perimet në një temperaturë të ulët është çelësi për të reduktuar gjasat e denatyrimit të disa prej vitaminave të tretshme në ujë.

Shtimi i vajit në tigan do të parandalojë ngjitjen e perimeve, por gjithashtu mund të rrisë disponueshmërinë e disa lëndëve ushqyese si karotenoidet dhe të disa vitaminave të tretshme në yndyrë.

Mikrovala

Përdorimi i mikrovalës është një mënyrë e përshtatshme për të gatuar perimet tuaja.

Mikrovala ruan shumë lëndë ushqyese sepse në të ushqimi gatuhet në një kohë relativisht më të shkurtër.

Megjithatë, përdorimi i saj rezulton në ulje të vogla të niveleve të vitaminës.

Pjekja

Nëse nuk dëshironi të gatuani me ujë ose vaj, provoni t’i piqni perimet tuaja.

Edhe pse me këtë metode vitaminat e tretshme në ujë apo yndyrë mund të ruhet mirë, duhet të dini se të gjitha format e nxehtësisë reduktojnë disa lëndë ushqyese. Kështu këshillohet të shmangni gatimin e tepërt.

Zierja

E thjeshtë, pa yndyrë dhe e shpejtë. Por është ndër metodat më të këqija për ruajtjen e lëndëve ushqyese, veçanërisht për ato vitamina që janë të tretshme në ujë.

Megjithatë për më shumë përfitime, ju mund të përdorni ujin në të cilin ato janë gatuar për të bërë një supë.

Përfundimi

Pavarësisht nga mënyra e gatimit, është më mirë të hani perime sesa të mos hani fare zarzavate.

Kur gatuani perimet tuaja, disa lëndë ushqyese humbasin në mënyrë të pashmangshme, por metoda e gatimit mund të rrisë gjithashtu disponueshmërinë e lëndëve të tjera ushqyese.