Hudhra është shumë e pasur në vlera për shëndetin e njeriut nga koka tek këmbët.
Ajo rekomandohet për shumë trajtime të veçanta për rritjen e flokut dhe kundër zbokthit.
Hudhra ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës gjë që zgjidh problemin e flokëve të hollë.
Hudhra është e pasur me shumë minerale siç janë magnezi, zinku, hekuri, bakri dhe seleniumi.
Përveç sulfurit, hudhra është e pasur me vitaminat A dhe C por edhe më fibër dhe shumë amino acide.
Këto të fundit luajnë një rol të rëndësishëm për shkëlqimin dhe forcimin e flokut.
Sulfuri tek hudhra përmirëson të gjithë strukturën e flokut ndërsa alicina, një substancë që aktivizohet me shtypjen e hudhrës, lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë zbokth.
Potenciali i alicinës shfrytëzohet plotësisht nëse hudhra përdoret 10-15 minuta pas prerjes.
Maskë me hudhër për trashjen e flokut
Merrni 7-8 thelpinj hudhër dhe hidhini në mikser.
Përpunojini deri sa të përfitoni një maskë të butë të cilën më pas duhet ta shtrydhni.
Për maskën e flokut nevojiten dy lugë gjelle me lëng hudhre.
Kjo sasi më pas duhet përzier me një lugë gjelle vaj ulliri, një lugë gjelle me mjaltë dhe të verdhën e vezës.
Pasi t’i keni përzier mirë, maskën e përftuar vendoseni në skalpin e kokës.
Mbajeni atë për 20 minuta dhe më pas lajeni kokën me shampo.
Nëse maska shoqërohet me ndjesinë e fortë të djegies atëherë shpëlajeni flokun menjëherë dhe mos e përdorni më, kjo tregon që mund të jeni alergjikë.
Lëng hudhre dhe limoni kundër zbokthit
Përzieni dy lugë gjelle me lëng hudhre, 1 lugë gjelle me lëng limoni dhe një lugë gjelle me mjaltë.
Lyejeni skalpin dhe maskën mbajeni për 30 minuta.
Më pas lajeni flokun dhe lëreni të thahet. Maskën mund ta përdorni dy herë në javë.
Lëng hudhre dhe kos për rënien e flokut
Përzieni dy lugë gjelle me lëng hudhre, 1 lugë gjelle me vaj kastori, një lugë gjelle me kos dhe një lugë gjelle me mjaltë.
Përziejini përbërësit mirë dhe vendoseni masën kremoze në të gjithë skalpin e kokës.
Mbajeni për 30 minuta dhe më pas lajeni kokën me shampo.
Hudhër dhe kamomil për flokë të thatë
Përzieni dy lugë gjelle me lëng hudhre, 3 lugë gjelle me çaj kamomili, të verdhën e një veze dhe një lugë gjelle me lëng limoni.
Pasi t’i keni përzierë përbërësit mirë, vendoseni maskën në skalpin e kokës dhe mbajeni për 20 minuta.
Më pas lajeni me shampo.
Si të hiqni erën e hudhrës nga flokët
Kur të përgatisni lëngun e hudhrës, jini të kujdesshëm dhe filtrojeni atë sepse grimcat e vogla të hudhrës mund të mbesin në flokë dhe të shkaktojnë erën e keqe.
Lëngu i hudhrës duhet të aplikohet vetëm në lëkurën e kokës dhe jo në të gjithë gjatësinë e flokut.
Për shpëlarjen e flokut përdorni lëng limoni ose lëng portokalli duke e tretur në ujë./AgroWeb.org