Gomat e veturave kanë shenja në to, që tregojnë karakteristikat, si gjerësia e çarjeve, data e prodhimit, shpejtësia maksimale e të tjera. Bazuar në to, përdoruesi mund të kuptojë nëse po i shfrytëzon në rregull, por edhe mund të shmangë blerjen e ndonjë modeli fals.
Brendet në prodhim u përshtaten rregullave të ndryshme e të gjitha kodet në goma kanë shpjegime.
Por në goma mund ta kuptoni edhe shpejtësinë e lejuar maksimale që mund ta përballojë ajo sepse padyshim shpejtësinë e kufizuar e caktojnë shenjat e trafikut.
Kjo shprehet përmes indeksit të shpejtësisë, që zakonisht funksionon përmes një germe të vendosur në pjesën anësore.
Janë disa indekse:
L – 120 km/orë
M – 130 km/orë
N – 140 km/orë
P – 150 km/orë
Q – 160 km/orë
R – 170 km/orë
S – 180 km/orë
T – 190 km/orë
U – 200 km/orë
H – 210 km/orë
V – 240 km/orë
W – 270 km/orë
Y – 300 km/orë
(Y) – më shumë se 300 km/orë
Nëse goma për shembull ka shenjën “1322 R”, kjo nënkupton se ajo është prodhuar në javën e 13-të të vitit 2022 dhe është këshillë të mos ngitet më shpejt se 170 km/orë.