Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajeve, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.
Konsumimi i xhenxhefilit është një metodë e zgjuar dhe e thjeshtë parandaluese e shumë problemeve.
Një nga shqetësimet që nuk po i kushtohet shumë vëmendje është pikërisht tretja.
Mjekë dhe studiues të ndryshëm kanë vërtetuar se tretja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës apo dhe përkeqësimit të simptomat e diabetit e tipit 2.
AgroWeb.org ka publikuar artikuj ku janë paraqitur efektet mirëbërëse të xhenxhefilit, si dhe kura të ndryshme të cilat ndihmojnë aparatin tretës në funksionet e tij.
Si ndikon xhenxhefili në organizëm
Arsyeja se pse xhenxhefili është ushqimi ideal për eliminimin e dhjamit në organizëm, vjen si pasojë e fotoenzimave dhe antioksidantëve të shumtë që ai përmban.
Këto dy substanca luajnë rolin kryesor në djegien e dhjamit, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës, përveç të tjerave.
Gjithashtu xhenxhefili ka aftësi parandaluese për inflamacionin, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe formimin e kalcifikimeve në kapilarë dhe arterie.
Cila është mënyra e duhur për ta konsumuar?
Nuk është fare e rëndësishme.
Mund ta pini si çaj, ta konsumoni si erz, apo dhe të përfshirë nëpër gatimet tuaja, efekti do të jetë i njëjti.
Në momentin që xhenxhefili bie në kontakt me enzimat tretëse të stomakut, fillon të përshpejtojë tretjen me 30%.
Pasi substancat e tij përthithen nga organizmi, fotoenzimat nxisin djegien e dhjamit dhe heqin ndjesinë e urisë. Duke qenë se masa e dhjamit dhe yndyrave në trup bie, ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e kolesterolit.
Xhenxhefili dhe shëndeti i organeve jetësore
Të dhëna nga studime të ndryshme, ku AgroWeb.org bazohet, tregojnë dhe funksionin e xhenxhefilit për ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Aftësitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë të mundur shkrirjen e yndyrave që grumbullohen në kapilarë dhe arterie.
Kjo rezulton në një qarkullim gjaku më të mirë, dhe si pasojë zemra është e mbrojtur.
Një tjetër ndikim pozitiv që ka xhenxhefili në organizëm është pikërisht shkrirja e dhjamit që krijohet rreth organeve. Diçka e tillë lehtëson dukshëm funksionin dhe përmirëson shëndetin e tyre.
Gjithashtu xhenxhefili lehtëson dhe dhimbjet muskulare. Duke qenë se përmirëson qarkullimin e gjakut, muskujt furnizohen më mirë me oksigjen.
Por jo vetëm, kjo erëz lufton inflamacionin e tyre dhe nxit rigjenerimin e qelizave muskulare. /AgroWeb.org/