Si i fitoi 100 mijë dollarë i riu me zbulimin që “askujt s’i shkoi ndërmend”

Një sipërmarrës i ri australian, i fitoi 100.000 dollarë nëpërmjet një zbulimi që “askujt s’i kishte shkuar në mend”. Këtë e arriti vetëm në 6 javët e para.

Siç shkroi Dailymail, Bailey Page, 22-vjeçar, nisi biznesin e prodhimit të karikuesve të telefonit pa kabllo, ndërsa tash është themelues i kompanisë “Zip Zap Chargers”, që funksion për pajisjet iPhone, AirPods dhe për iPad.

Interesimi i australianit nisi në vitin 2020, një natë pasi kishte dalë me miqtë në bregun “Sunshine”. Derisa po bënte një porosi online, atij iu shpenzua bateria e telefonit, duke e detyruar të shkonte në shtëpi.

Image

Page kërkoi në internet për një mbushës portativ pa kabllo, por nuk e gjeti askund, e kjo më pas e shtyu ta ndërtonte vet një kompani të tillë.

Në 2020-n, australiani i futi 40.000 dollarë kursime për këtë biznes, ndërsa u “izolua” në shtëpi për ta krijuar mbushësin.

Nëpërmjet pajisjes, përdoruesit mund ta mbushin telefonin e tyre pa pasur nevojë që ta kenë afër mbushësin me kabllo.

Fillimisht, pajisja mbushet me rrymë, e pastaj mund të shfrytëzohet kudo.