Si do të ndryshojë supermarketi kur përfundon koronavirusi

Koronavirusi do të ndryshojë dyqanet ushqimore, dhe ndoshta jo për mirë.

Dekada më parë, burri që shiste qumështin udhëtonte nëpër qytete, duke zëvendësuar secilën shishe të zbrazët para shtëpive me shishe të mbushura me qumësht të freskët. Gjithashtu vezët dhe bukët u shkonin në shtëpitë e konsumatorve nga personat që i shitnin. Furnizimet në shtëpi kanë vazhduar në shumë vende në zhvillim për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Por në pjesën tjetër të botës, veçanërisht në qytete dhe periferi, ato zanate të vjetra u mposhtën nga supermarketi.

Silicon Valley, arriti të prishë këtë transport dhe vendosi që njerëzit të shkonin në markete dhe të prekin vet me dorën e tyre produktin që ata donin ta blinin.

Derisa mbërriti coronavirusi i ri 

Kjo, me më shumë forcë se teknologjia, i nxori njerëzit jashtë supermarketit në përpjekje për të ndërprerë përhapjen e COVID-19, dhe arriti të fillojë biznesin e përjavshëm të blerjeve online.

Në fillimin e pandemisë, gati 50% e shitjeve të librave dhe muzikës në Shtetet e Bashkuara ishin në internet, siç janë 40% e elektronikës, 30% e veshjeve dhe sipas The Atlantic, 20% e mobilieve, por vetëm 3% e ushqimit dhe prodhimeve shtëpiake shitej në internet. Që atëherë, Bryan Leach, Drejtori i Përgjithshëm i ndërmarrjes digjitale të promovimit të blerjeve online, tha për ABC News se është rritur në 30%, dhe sipas parashikimit të tij do të qëndrojë në shifra dyshifrore deri në fund të krizës.

Sidoqoftë, shumica e blerjeve të gjërave të ushqimit do të vazhdojnë të bëhen në dyqane, pasi kjo pandemi të përfundojë.

“Unë nuk mendoj se kjo do të shkaktojë vdekjen e dyqanit ushqimor në Shtetet e Bashkuara”, tha Leach, për The Atlantic.

Por kjo rritje e shitjeve digjitale mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit i qasen blerjeve ushqimore në përgjithësi. Dhe ata që janë përgatitur më së miri për këtë sot, janë lojtarët e mëdhenj: Instacart, i cili deri para pandemisë ishte pak më shumë sesa një shërbim për klasën e sipërme, po ashtu edhe Walmart Grocery dhe Amazon Fresh, do të fitojnë më shumë.

“Po ashtu edhe porositë ushqimore nga restorantet po rriten, por blerja e ushqimit në internet është më e lirë, duke zvogëluar numrin e udhëtimeve që duhet të marrin punëtorët e ushqimit, dhe mbajtjen e klientëve larg dyqaneve, ku stafi i këtyre marketeve po rrezikohet shumë nga pandemia”, thuhet në publikim.

Supermarketi gjithashtu ka një histori

“Jo gjithmonë ka pasur supermarkete, natyrisht: koncepti zëvendësoi ngadalë panairet e lagjeve dhe bizneset që nga fillimi i viteve 1900, kur Piggly Wiggly hapi dyert, më 6 shtator 1916, në Memfis, Tenesi, marketi i parë i ushqimit për vetëshërbim”, shkruan The Atlantic.

“Koridorët për të ecur, karrocat e blerjeve, çmimet në etiketa dhe linja për të paguar në një vend quhej super treg”.

Periferitë që u rritën rreth qyteteve të mëdha si Nju Jork, Çikago, Los Angeles, Detroit ose Dallas “çimentuan mbretërimin e supermarketit në vitet 1950, duke nxitur rritjen e mëtejshme të dyqaneve të mëdha”, vazhdoi botimi.

“Makinat bënë të mundur që mallrat nga supermerkete të silleshin në shtëpi për një javë të tërë. Blerja në supermarkete u bë një element themelor i identitetit të klasës së mesme”.

Në fund të viteve të 90-ta, me rritjen e internetit, kishte sipërmarrje që kërkonin të sillnin dyqanet e hapësirës fizike në hapësirën virtuale. Për shembull, Webvan dhe HomeGrocer.com mblodhën miliona dollarë në fonde, por asnjëra nuk mbijetojë gjatë.

Por SARS-CoV-2 shkatërroi aq shumë dinamikën sociale, sa i dha një shans të dytë supermarketit në internet. Sipas të dhënave në internet, që nga shkurti rritja e porosive në internet ishte e dukshme.

Disa artikuj që u shitën më së shumti në internet këto ditë ishin artikuj të higjienës, kryesisht dezinfektuesit u rritën gati 90%, ato të sapunit të tualetit me 54%, ato të letrës higjienike me 55%.

Sende të tjera që kishin rritje në shitjen në internet ishin: frutat (39%), fasule (20%),  vodka (50%), birra (49%). Çokollata është ndër artikujt e paktë që pothuajse nuk u shit fare në internet.

Pse është i vështirë një sistem për blerjen në internet?

Një nga problemet kryesore që ka penguar ngritjen digjitale të supermarketit, përveç faktit që njerëzit pëlqejnë të shikojnë, prekin dhe madje edhe nuhasin atë që do të hanë, është se sistemet për përcjelljen e mallrave është i paefektshëm kur bëhet fjalë për inventarizimin e ushqimit: “Sistemet në internet kanë probleme të tregojnë blerësit saktësisht se çfarë është në dispozicion, çfarë është e freskët, çfarë mund të pëlqejnë dhe cilat janë opsionet e tjera atje”, përshkruan The Atlantic.

Blerja në internet nënkupton edhe këtë, pasi të keni kërkuar për secilin produkt, të shkoni në faqen e pagesave dhe të keni hasur në paralajmërime të tilla si “Na vjen keq, ky artikull nuk është në dispozicion”, dhe opsionin e kërkimit të një zëvendësimi ose thjesht heqjen e atij produkti nga karroca virtuale. Dhe madje pasi blerja të jetë pranuar, produkti mund të ndryshohet nga posta elektronike.

Dhe ky është një problem që as marketi më i madh online Walmart nuk e ka zgjidhur dot, ku klientëve u shkon një produkt që ata as nuk e kanë porositur, përcjell Telegrafi.

Supermarketi pas pandemisë

Kur të përfundojë kriza globale e coronavirusit, “do të ketë ndryshuar supermarkete përgjithmonë”, parashikoi botimi. Njerëzit do të bëjnë pazare ndryshe.

Nga një këndvështrim optimist, më shumë blerje ushqimore në internet mund t’i bëjnë kompanitë të paguajnë më mirë punëtorët që ekzekutojnë.

Nga një këndvështrim pesimist, shitja e ushqimeve të thata dhe esenciale për shtëpinë në internet do të forcojë gjigantët tashmë Amazon dhe Walmart dhe do ti dobësoj bizneset e vogla.

Kështu, si përfundim, supermarketi i së ardhmes mund të duket: si një pasardhës i qendrës tregtare, por jo vetëm në qytete dhe periferi, por edhe në zonat rurale. /Telegrafi/