Një video e publikuar në rrjete sociale nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar planet se si synohet të duket Durrësi, me investimin e paraparë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas pamjeve në prezantimin virtual, Durrësi do të ketë ngjashmëri me Dubain e famshëm.
Prezantimi i videos bëhet një ditë pasi Shqipëri nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me investitorët për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook të enjten.