Zjarri në faqen e malit mbi tunelin e Kalimashit është shuar dhe situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës dhe të tunelit.
Aktualisht ka nisur operacioni për shuarjen e zjarreve te Laku i Thive, ku krahas tokës po punohet edhe nga ajri me helikopter.
Në ndihmë të forcave janë edhe 34 zjarrfikës te Kosovës me nëntë automjete për terren malor dhe mjete autocisterne për mbushjen me ujë. /A2CNN/