Kosova ka pësuar humbje ndaj Maqedonisë Veriore në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Maqedonia Veriore fitoi këtë përballje me rezultat prej 2 me 1, në një ndeshje që e kontrolloi mjaft mirë që nga minuta e parë, transmeton KOHA.
Vendasit kaluan në epërsi kur Benjamin Kololli shënoi autogol në minutën e 16 të takimit.
Shifrat për Kosovën i barazoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 29.
E pas katër minutave Maqedonia Veriore kaloi në epërsi përmes Velkovskit, i cili shënoi me kokë pas një asistimit nga Enis Bardhi.
Ky ishte shansi i fundit i Kosovës për t’u kualifikuar në Evropian, pasi kishte dështuar edhe në kualifikimet e rregullta.
Kualifikimin në Evropian Maqedonia Veriore do ta kërkojë në ndeshjen finale të play-offit kundrejt Gjeorgjisë.