Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës e paraparë të mbahet sot në orën 10:00 është shtyrë për datë tjetër.
Përmes një kumtese për media nga Kuvendi, theksohet se me kërkesë të propozuesit të rezolutës dhe pajtim të grupeve parlamentare, është shtyrë vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, i paraparë për sot në orën 10:00.
“Për kohën e mbajtjes së saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Në seancën e mbajtur të martën, debat i cili zgjati deri në orët e vona, u ndërpre edhe debati për dialogun. Interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti për heqjen e masave të reciprocitetit dhe dialogu me Serbinë sollën shumë përplasje mes deputetëve.
Në seancë nuk mori përkrahje as rezoluta e propozuar nga Vetëvendosja për rikthim të masës së reciprocitetit.