Shtyhet seanca – Dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Seanca e Kuvendit është ndërprerë sërish për shkak të mungesës së dakordimit mes grupeve parlamentare.

Sipas kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, përfaqësues të caktuar kanë braktisur konsultimet, duke pamundësuar vazhdimin e seancës.

“Duke parë që qëndrimet aktuale mbeten të pandryshuara dhe pati përfaqësues që e braktisën konsultimin, seanca do të vazhdojë të shtunën, pas 48 orëve, në orën 12:00, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri,” tha Dehari