Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se është shtyrë paraqitja e Nasim Haradinajt për 18 dhjetor.
“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, paraqitja e parë e Nasim Haradinajt është shtyrë për të premten, më 18 dhjetor në orën 14:00”, thuhet në njoftim.
Kërkesën për shtyrjen e paraqitjes së Haradinajt e ka bërë avokati i tij, në mënyrë që t’i jepet më shumë kohë për të diskutuar aktakuzën me klientin e tij dhe për t’u përgatitur për seancën dëgjimore.