Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila parashihej të zhvillohej nesër është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Nga Kuvendi i Kosovës është bërë e ditur se mbledhja e cila pritej të nis nesër në ora 11:00, do të zhvillohet një ditë tjetër.
“Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit për media.