Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Çmimet e naftës dhe benzinës janë ngritur për një cent.
“Çmimi maksimal i naftës për të premten është është 1.61 euro, ndërsa për benzinë është 1.34 euro. Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gazit është 0.76 euro”, ka njoftuar MINT.
Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.
