Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dalë me propozime për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).
Ajo ka propozuar që konsumatorët që shpenzojnë në 800 kWh të mos kenë fare të çmimit të energjisë elektrike.
Ndërkaq, të tjerët të kenë rritje të ulëta, por kjo të shkojë në ndarje të sa më shumë kategorive.
“Ne i kemi propozuar ZRrE që mos të ketë fare rritje për konsumatorët të cilët shpenzojnë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa për të tjerët rritja të jetë më e ulët dhe ata konsumatorë të ndahen në sa më shumë kategori ose blloqe. Në këtë mënyrë mos të trajtohet njëjtë sikur dikush që shpenzon 1000 kWh në muaj, sikur dikush 3000 kWh në muaj”, ka thënë ajo ndër tjerash. /GazetaExpress/