Pas njoftimit të ngritjes së çmimit të naftës gjatë ditës së sotme, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bën të ditur autoritetet kanë nisur inspektimin në terren.
Sipas MINT-it, paralajmërimet kanë lënë hapësirë për dyshim për orkestrim të rritjes së çmimit.
“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në njoftimin e MINT-it.