Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se është rritur numri i pacientëve të cilët po marrin trajtim për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e tjera të përgjithshme, aktualisht janë duke marr trajtim për Covid-19, 49 pacientë, kurse ditën e diele ishin 42 pacientë.
Kurse në oksigjeno-terapi janë 13 pacientë ndërsa në mjekimin intensiv janë 2 pacientë, kurse ditën e diele nuk kishte asnjë pacientë.
“Bazuar në raportet e pranuara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim spitalor janë 49 pacientë, 16 pacientë me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë”, bënë të ditur SHSKUK.