Të tre drejtuesit e vendit kanë udhëtuar për në Shqipëri. Jashtë vendit të mërkurën janë edhe disa ministra të kabinetit qeveritar. Me këtë veprim, është shkelur Ligji për Protokollin Shtetëror.
Asnjë drejtues i lartë shtetëror nuk ndodhet në Kosovë të mërkurën.
Presidentja, kryeministri dhe kryeparlaymentari kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, ku do të marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë.
Për së paku disa orë, vendi do të jetë pa drejtues pasi Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca do të qëndrojnë në kryeqytetin shqiptar, ku do të bëjnë nderime për vdekjen e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.
Me këtë veprim, të tre udhëheqësit më të lartë të shtetit kanë kryer shkelje ligjore duke shpërfillur Protokollin e Shtetit.
Në Protokollin Shtetëror thuhet shprehimisht se vizitat jashtë vendit duhet të bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë territorit të Kosovës.
“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, shkruhet në pikën katër të nenit 19 të këtij ligji”, thuhet në Ligjin e protokollit të shtetit.
Edhe në vitin 2018, në dy raste është shkelur ky ligj.
Njëkohshëm, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli e kryeministri Ramush Haradinaj kishin qëndruar në Bruksel e edhe në Washington. /Paparaci/