Mesatarisht 10.637 euro i duhen çdo muaj një personi nëse dëshiron që të jetojë siç duhet në shtetin e Monakos, thuhet në kalkulatorin e shpenzimeve “Expatistan”.
Ky shtet që gjendet pranë Francës llogaritet të jetë shteti me jetesën më të shtrenjtë në botë. Aty shpenzimet janë enorme edhe për shkak të pozitës gjeografike ku ndodhet dhe reputacionit që ka të një vendi të “parajsës në tokë”.
Sipas statistikave, Ishujt Kajman janë në listë si ndër vendet më të shtrenjta në botë. Për të jetuar aty nevojiten të paktën 6.248 euro në muaj, pasi të gjitha llojet e produkteve kanë çmime më të larta nga vendet e tjera.
Më pas renditet Zvicra, pasuar nga Singapori, Lihtenshtajni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Islanda, Luksemburgu, Irlanda, Australia, Norvegjia, Katari, Vanuatu, Kanadaja, Bahamas, Britania e Madhe, Izraeli, Holanda, Zelanda e Re, Danimarka, Emiratet e Bashkuara Arabe e të tjera.