Banorët në afërsi të kanalit të Ibër Lepencit, duket se e kanë përjetuar mjaft rëndë shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e kaluar.
Shpërthimi, siç e ka përshkruar një banore serbe për mediumin “Nova”, ka qenë mjaft i rëndë.
Një zhurmë e fortë u dëgjua nga drejtimi i kanalit. Uji na shkatërroi katin e parë. Shtëpia po dridhej. Për shkak se nuk e dija se çfarë po ndodhte, u hodha nga dritarja”, ka thënë L.M, një banore serbe e cila nuk ka dashur t’i publikohet emri.
Sipas saj, i janë shkaktuar edhe disa dëmtime të tjera.
Akti terrorist ndodhi rreth orës 19:00 dhe rreziku ishte mjaft i madh. Megjithatë, intervenimi ishte i shpejtë situate tashmë është nën kontroll.