Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 361 raste pozitive, nga testimi i 2,478 të dyshuarve për koronavirus.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive në Shqipëri është 6,806.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.