Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar shtatë raste të vdekjes nga COVID-19 si dhe janë konfirmuar edhe 168 raste të reja me këtë virus.
Gjatë kësaj periudhe, janë bërë gjithsej 2 mijë e 241 testime.
Ndërkaq, 121 persona janë aktualisht të shtruar në spitale.
Ndryshe, numri i të infektuarve në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 207 mijë e 877 raste.