Menta është erëza e cila gjendet pothuajse në çdo shtëpi dhe nga ajo vijnë shumë të mira shëndetësore.
Menta përmban mentolin, i cili ka efekte qetësuese tek traktet e frymëmarrjes dhe mund të ndihmojë ndaj ftohjes.
Pasi përmban veti animikrobiale, menta këshillohet të përdoret për mirëmbajtjen e lëkurës.
Kjo gjethe ndihmon edhe kundër mundimit e të vjellave.
Menta ka mundësi të ulë apetitin për ushqime të dëmshme dhe në këtë mënyrë mund të ndihmojë kundër peshës së tepërt.
Çaji i mentës ndihmon trupin dhe mendjen të relaksohen.
Menta gjithashtu mund të ndihmojë edhe kundër ndjenjës së fryrjes në stomak dhe ndihmon tretjen e ushqimit.
Menta përdoret në industrinë e pastave për dhëmb pasi ka veti shëruese për mishrat e dhëmbëve dhe si antioksidant parandalon infeksionet.
Gjethet e mentës mund të shtohen nëpër pije të ndryshme që përgatiten në shtëpi dhe ofrojnë shije të këndshme.