Shtatë të mira nga erëza e turmerikut

Turmeriku është një ndër erëzat më të popullarizuara kur bëhet fjalë për shëndetin.

Në një artikull të India.com janë renditur shtatë të mira që vijnë nga kosnumimi i kësaj erëze.

Uji me turmerik përmban kurkumin, një antioksidant, që lufton radikalet e lira në trupin e njeriut dhe ulë rrezikun nga sëmundjet kronike.

Turmeriku gjithashtu mund të ulë rrezikun nga kapsllëku dhe ulë simptomat e ndjenjës së fryrjes në stomak.

Turmeniku është i mirë edhe kundër kolesterolit të tepërt duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Vetitë antiiflamatore që ka turmeriku eliminojnë rreziqet nga inflamacioni i nyjave, i cili mund të shkaktojë sëmundjen e artritit.

Antioksidantët që gjenden në turmerik njihen për aftësinë që kanë për të pastruar gjakun, gjë që rezulton me shkëlqim të lëkurës.

Konsumimi i rregullt i turmerikut forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet.

Vetitë detoksifikuese të turmerikut eliminojnë toksinat nga trupi duke rezultuar në një pastrim të organizmit.